Bëhet virale një fotografi e Taynës
Rep-artistja e njohur me emrin, Tayna emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, është një ndër emrat shumë të pëlqyer të momentit në showbiz-in shqiptar.
Reperja e cila këtë vit nuk ka lansuar ndonjë këngë të re, është aktive me koncerte në vende të ndryshme.
Një fotografi e shkrepur gjatë një koncerti të saj, është bërë virale në rrjetet sociale.
E publikuar nga faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, krahas fotografisë shkruhet:”Tayna ti je”.

“Pijetore” titullohet kënga e fundit e Taynes, të cilën e solli në bashkëpunim me Cricket. E publikuar në fund të muajit dhjetor deri tani kënga ka arritur mbi dy milion klikime në Youtube./21Media