Autobusi që transportonte refugjatë përmbyset në Lituani
Një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga konflikti është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani.
Autobusi po udhëtonte nga kufiri Poloni-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT.
Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u lënduan. Ata u dërguan në spitalet aty pranë.
Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, ndoshta të gjitha 18 ditët gjatë të cilave jemi duke u bombarduar. Në momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua.”, i tha kanalit televiziv njëri nga pasagjerët./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?