Policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollës fillore lirohen nga pagesa e trafikut urban

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të tij./21Media
 

Back to top button