2 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se nga 2 mijë e 250 testime të kryera janë konfirmuar 319 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 288 qytetarë, ndërsa dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Viktimat janë nga Shkupi të moshës 69 dhe 71-vjeçare.
Në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 984 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button