Çeku: Ka mundësi që në këto rrethana Kosova të anëtarësohet në NATO

Agim Çeku, ish-ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se ka mundësi që në këto rrethana Kosova të anëtarësohet në NATO.
Sipas tij, kur është në pyetje siguria gjithçka mund të shkojë në procedurë të përshpejtuar.
Në Argument Plus të RTV21, Çeku ka theksuar se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së Kosovës për anëtarësim në NATO./21Media

Show More
Back to top button