Johnson zotohet të bëjë më shumë për Ukrainën 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson u zotua të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, në një bisedë telefonik, të zhvilluar të premten në mëngjes me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Kryeministri u zotua të qëndrojë me Ukrainën.

“Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar. Unë ju zotoj se do ta bëjmë.”, tha ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Johnson tha se i tha presidentit se ai e dinte se Ukraina po luftonte “jo vetëm për jetën dhe shtëpitë, por për kauzën e demokracisë dhe vetë lirisë”.

“Unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se mundemi dhe do të bëjmë më shumë.”, shtoi ai./21Media

Back to top button