Goditen autobusët me civilë në Ukrainë, 4 fëmijë të plagosur
Autobusët që evakuojnë civilët nga zonat e vijës së parë janë goditur nga granat, thotë guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas Reuters.
Oleksandr Starukh thotë se “katër fëmijë u dërguan në spital” dhe ka fajësuar forcat ruse.
Siç është raportuar, të hënën, më 21 mars, kanë rënë dakord për tetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve dhe dërgimin e mallrave humanitare./21Media