Shfaqja “a.y.l.a.n” udhëton për në Festivalin “Kontrapunkt” në Poloni

“a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi-Neziraj do të marrë pjesë në Festivalin polak “Kontrapunkt”.
Njoftimi u bë i ditur nga faqja zyrtare e teatrit në Facebook.
“Një super lajm për Teatrin e Gjilanit | shfaqja “a.y.l.a.n” do të merr pjesë në një ndër festivalet më të vjetra në Poloni | Kontrapunkt Festival | 21 – 29 prill 2022 |”, thuhej në njoftim.
Në “a.y.l.a.n” luajnë Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi.
Ndryshe, ky festival njihet si ndër më të vjetrit në Poloni.
Festivali do të zë vend mes datave 21 dhe 29 prill 2022./21Media

Back to top button