Kancelari gjerman tha se ofensiva e Putinit ka ngecur

Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të rënda të qyteteve dhe qytezave, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u tha ai politikanëve në Gjermani dhe shtoi se udhëheqësi rus “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

Lufta, tha Scholz, nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, “por edhe të ardhmen e Rusisë”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

 “Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por [masat] nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse.”, u shpreh ai./21Media

Back to top button