Ky hit i Dua Lipës shpallet “Kënga e Vitit”
Kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është zgjedhur kënga e vitit në “iHeartRadio Music Awards 2022”.
Kjo këngë është pjesë “Future Nostalgia”, albumi i dytë i Dua Lipës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022” u mbajt të martën mbrëma në Los Angeles.
“Levitating” që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100″./21Media