Prej cilës sëmundje të lukthit vuajnë më së shumti pacientët kosovarë?

Lukthi ose stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Ai është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Duke qenë se ka një rol mjaft të rëndësishmëm si organ i tretjes, njerëzit shpeshherë mund të kenë probleme me lukth.
Se kur një person mund ta kuptojë se ka probleme me lukth, Prof. Ass. Dr. Skender Telaku, internist dhe gastroenterolog ka treguar se simptomat e lukthit shpesh përzihen me ankesat e zemrës, pankreasit, zorrëve, idhezës. “Me një anamnezë të mirë dhe me disa analiza mund të kuptohet se për çka bëhet fjalë”, ka bërë të ditur ai.
I pyetur se prej cilës sëmundje të lukthit vuajnë më së shumti pacientët kosovarë, internisti Telaku për rtv21.tv ka deklaruar se sipas mendimit të tij, pacientët kosovarë vuajnë më së shumti nga refluksi gastroezofageal. (Refluksi gastroezofageal ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes).
Refluksi gastro-ezofageal tek fëmijët dhe adoleshentët | DOKTORI JUAJ
Ai ka potencuar se dhimbjet e lukthit nuk duhet injoruar asnjëherë.
Ndodh që njerëzit të kenë fryrje të barkut, shkaku i problemeve në lukth, por Dr. Telaku ka theksuar se nuk është shkak i vetëm i fryrjeve të barkut, shkruan rtv21.tv
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t'i zbusim vështirësitë e pakëndshme! - Telegrafi
Internisti dhe gastroenterologu ka deklaruar se në Kosovë pak është duke i kushtuar rëndësi zbulimit të gjendjeve para kanceroze (prekanceroze ). “Mjekët duhet të merren më shumë me këto gjendje.”, është shprehur ai.
Internisti Telaku gjatë intervistës për rtv21.tv ka pohuar se ka raste kur problemet me lukth kanë pasojë vdekjen. “Ka, janë rastet me gjakderdhje profuze dhe ato me kancer të lukthit.”, ka bërë të ditur ai./21Media

Show More
Back to top button