“Ilegal në qytetin e tij”, rrëfimi i Ibrahim Kadriut për bombardimet e NATO-s
Sot shënohet 23 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund luftës së Serbisë. Bombardimet kanë zgjatur nga 24 marsi 1999 deri me 10 qershor të vitit 1999.
Shkrimtari Ibrahim Kadriu gjatë tërë kohës ka qëndruar në Kosovë dhe për këtë, ai sot në emisionon “Për Ditë të Mbarë” solli rrëfimin e tij.
Ai tha se ishte një ngjarje, të cilën as në ëndërr s’do të mund ta shihte. Kadriu tregoi se qëndroi në Prishtinë, por në shtëpinë e tij nuk mund të shkonte, pasi serbët e kishin bërë stacion policor, shkruan rtv21.tv
Ai tregoi se cila ka qenë nata më e trishtueshme sa kanë qëndruar në Prishtinë./21Media