Treni godet veturën në Pejë, ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Pejë. Treni teksa ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë, ka goditur një veturë në fshatin Llabjan.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.
“Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një perosn ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, ka thënë Gashi./21Media