Testi i arritshmërisë këtë vit do të mbahet në dy ditë
Mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë, i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar këtë vit.
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, ka njoftuar se testi do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia.
Qëllimi i këtij ndryshimi, sipas Pupovcit, është që të mund të fokusohen pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh.
Tutje, zëvendësministri ka njoftuar se testi i parë mbahet më 4 qershor dhe i dyti më 14 qershor, pra pasi të përfundojë viti shkollor./21Media