Hajnat vjedhin një kasafortë me para dhe ari
Një burrë nga fshati Peran i Podujevës ka mbetur pa kasafortën ku kishte para të gatshme dhe stoli ari. Ai të shtunën pasdite ka raportuar në Polici se derisa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortën.
Lidhur me këtë rast nuk raportohet për të dyshuar apo arrestuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media