Bisedimet e Stambollit kanë bërë më shumë përparim sesa pritej
Bisedimet e Stambollit duket se kanë bërë më shumë përparim sesa prisnin vëzhguesit e jashtëm. Kreu i delegacionit ukrainas, David Arakhamia tha se ishte bërë mjaft për të bërë të mundur një takim mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.
Por në këtë fazë të hershme diplomatike, është më mirë të jesh i kujdesshëm. Për një armëpushim që funksionon, e ndjekur nga një marrëveshje paqeje, shumë çështje të mëdha duhet të zgjidhen, raporton BBC
Njëri është propozimi i Ukrainës për t’u bërë një shtet neutral, me sigurinë e saj të garantuar nga një sërë vendesh të fuqishme. Një tjetër është kërkesa e Ukrainës që të gjitha trupat ruse të largohen nga vendi, përcjell rtv21.tv
Kjo do të thotë se Rusia heq dorë nga arritja e saj më e prekshme ushtarake e pushtimit, që është lidhja tokësore midis Krimesë, Ukrainës Lindore dhe vetë Rusisë./21Media