Nëse furça juaj e dhëmbëve duket kështu, duhet ta ndërroni

Mënyra më e mirë për të parandaluar problemet me shëndetin oral, mbetet larja e rregullt e dhëmbëve. Për këtë arsye, është e kuptueshme që procesi i larjes, furça e pasta janë thelbësore për dhëmbë të shëndetshëm e të bukur.
Por nëse furça që përdorni nuk është adekuate për arsye të caktuara, mund të zvogëlojë ndjeshëm përfitimet e larjes. Edhe pse i lani dhëmbët për të paktën dy minuta dhe pas çdo vakti, nëse nuk kujdeseni për furçën, të gjitha përpjekjet tuaja mund të mos japin rezultatet e duhura.
Mjekët stomatologë rekomandojnë ndërrimin e furçës së dhëmbëve çdo tre muaj. Megjithatë, ka disa tregues që do t’ju bëjnë të kuptoni se kur është saktësisht momenti i duhur për ta ndërruar furçën.

Pjesa më e rëndësishme e një furçe dhëmbësh janë fijet. Kur vëreni se kanë humbur ngurtësinë ose ngjyrën, ky është treguesi i parë që duhet ta hidhni.

Nëse fijet bien dhe konsumohen shpejt, ky është një tjetër tregues që duhet ta hidhni në kosh mbeturinash./21Media

Back to top button