Macron bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të vendosen më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Kjo thirrje e Macron ka ardhur si rezultat i raportimeve që forcat ruse kanë vrarë civilë në qytetin Bucha që shtrihet afër Kievit.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për një masakër të qëllimshme në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime propagandë lufte.
Macron i tha radios France Inter se kishte të dhëna shumë të qarta që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë./21Media