Trupat ruse nuk pushtojnë më asnjë pjesë të rajonit verior
Sipas guvernatorit të zonës Sumy, Dmytro Zhyvytskyi trupat ruse nuk po pushtojnë më asnjë pjesë të rajonit verior.
Zhyvytskyi tha se ata kryesisht janë tërhequr dhe trupat ukrainase po punonin për të larguar njësitë e mbetura.
Guvernatori shtoi se trupat ruse kishin braktisur shumë pajisje në rajon.
Forcat ruse janë larguar nga zonat në veri, siç ishin zotuar të bënin gjatë bisedimeve të paqes , por zyrtarët ukrainas kanë thënë se po lëvizin personelin në lindje dhe jug./21Media