Zelensky përmes një video-mesazhi bëhet pjesë e Grammy 2022

Të dielën që lamë pas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2022”.
Të pranishëm ishin yjet më të njohura botërore.
Pjesë e kësaj ceremonie, virtualisht u bë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në të vërtetë pas sa vitesh rreth mungesës së Akademisë së Regjistrimit të muzikës, njohjes së hip-hopit ose përfshirjes së artisteve femra, Grammy Awards 2022 mbërtheu muzikën me nëntë çmime televizive.
Gjatë ceremonisë, u prezantua edhe një videomesazh i presidentit Zelensky.
“Edhe në kohët më të errëta muzika ka fuqinë të ngërthejë shpirtrat dhe të të japë shpresë për një të nesërme më të ndritshme. Nuk ka njeri që mund të përdorë pak shpresë tani më shumë se populli I Ukrainës. Lufta nuk na la te zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme. Muzikantët tanë veshin veshje të blinduara në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve nëpër spitale, madje edhe atyre që nuk I dëgjojnë”, tha ndër të tjera Zelensky në fjalim.
Fituesi kryesor i mbrëmjes është Jon Batiste, i cili u shpërblye me pesë çmime, përfshirë këtu çmimin për Albumin e Vitit “We Are”.
Në ngjarje ishte e pranishme edhe ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa, por ajo kësaj radhe shkoi atje për të prezantuar çmim. Lipa si çdo herë u duk mahnitëse. Ajo tërhoqi vëmendje me një kostum të zi Versace, por edhe flokët, tani të bardha.
Sa i përket çmimeve, Jon Batiste, i cili në ngjarje shkoi me 11 nominime, fitoi pesë prej tyre, përfshirë këtu atë për Albumin e Vitit, për “We Are.”/21Media

Back to top button