36 foshnje lindën dje në Klinikën e Gjinekologjisë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 35 lindje, derisa 12 prej tyre u kryen me operacion.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se u lindën 36 foshnje, 21 të gjinisë mashkullore dhe 15 të gjinisë femërore.
Sipas SHSKUK-së, një nënë lindi binjakë, ndërkaq 13 shtatzëna u bënë nëna për herë të parë./21Media