Japonia do të ofrojë ndihmë shtesë për Ukrainën dhe vendet fqinje

Qeveria japoneze do të ofrojë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Jashtme.
Fondet do të përdoren për të mbështetur përpjekjet e ndihmës mjekësore dhe ushqimore, si dhe për qytetarët e zhvendosur në vende të tjera si Polonia, Moldavia dhe Rumania, raporton CNN
Kjo do të sjellë shumën totale të ndihmës së ofruar në 200 milionë dollarë që nga shpallja e paketës së parë më 11 mars, tha Ministria, përcjell rtv21.tv
“Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të qëndrojë pranë popullit të Ukrainës që po përballet me vështirësi, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë anëtarët e G7-ës”, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button