Musliu- Haxhiut: Deklarata se gjyshi yt i dha bukë Thaçit nuk të amniston ty

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut pas deklaratave se gjyshi i saj i ka dhënë buke dhe armë ish presidentit- Hahsim Thaçi.
Musliu i ka thënë Haxhiut se kjo deklaratë nuk e amniston ministren.
“Ndoshta babgjyshi ka mujt me u’a dhanë ndonjë kafshatë bukë edhe me ju ba konak ndonjëjer e sa për armë Hashim Thaçi nuk besoj që ka shku aty i paarmatosur.
Por si do qe të jetë kjo nuk te amniston ty qe i quajte kriminel!” , ka thënë Ganimete Musliu.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar mbrëmë se gjyshi i saj i kishte dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi./21Media

Back to top button