Kremlini: E papranueshme thirrja e Bidenit që Putini të përballet me gjyq për krimet e luftës
Kremlini i është përgjigjur sugjerimit të presidentit amerikan, Joe Biden se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte.
Komentet e Bidenit pasojnë zemërimin ndërkombëtar mbi vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha, një qytet afër Kievit.
Të martën, Kremlini deklaroi se komentet ishin “të papranueshme” për një president të ShBA-së.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjithashtu se SHBA-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione të mëtejme ndaj Rusisë, shkruan BBC./21Media