Shiti prona me mashtrime, arrestohet 41 vjeçari

Një 41 vjeçar nga Prishtina është arrestuar sot nga Policia, nën dyshimet se ka mashtruar të paktën shtatë persona dhe ka përfituar rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një paralagje të Prishtinës.
E.C., shtetas kosovar, akuzohet për veprat penale mashtrim, falsifikim dokumenti, si dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.
I njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra-mijëra euro.
I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Ndërkohë janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë për implikim në rastin e njëjtë./21Media

Back to top button