Shqiptarja Argjenda Aliu në gjysmëfinale të ”The Voice of Finland”

Shqiptarja, Argjenda Aliu ka arritur në gjysmëfinale të garës ”The Voice of Finland”.
Aliu tani jeton dhe vepron në Finlandë, dhe është e vetmja shqiptare që garon në mesin e finlandezëve.
Artistja, ka qenë sot e ftuar në ”Bon Bon”, teksa ka treguar se talentin e saj për muzikë e ka zbuluar babai i saj.

Aliu tregoi se në rrugëtimin e saj, i ka ndihmuar shumë mësuesja Teutë.

Ndërkaq, Argjenda edhe pse ishte adhuruese e futbollit e la atë për tu fokusuar në muzikë.
Gara e ”The Voice of Finland”, do të zhvillohet më 8 prill./21Media

Back to top button