Sanksionet e reja amerikane synojnë familjen e Putinit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sanksione të reja bllokuese kundër një numri anëtarësh të elitës ruse, duke përfshirë vajzat e rritura të Putinit dhe të afërmit e Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Sanksionet përfshijnë: masat ekonomike për të ndaluar investimet e reja në Rusi, sanksione të rënda financiare ndaj bankës më të madhe private të Rusisë, Alfa Bank, dhe institucionit të saj më të madh financiar, Sberbank, sanksionet ndaj ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, sanksione ndaj zyrtarëve të qeverisë ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre, transmeton rtv21.tv.
Fëmijët e rritur të Presidentit Putin, të afërmit e Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Rusisë do të preken nga masat e shpallura nga Shtëpia e Bardhë./21Media

Show More
Back to top button