Pse SHBA po synon vajzat e Putinit në raundin e fundit të sanksioneve

Shtetet e Bashkuara po synojnë dy vajzat e rritura të Vladimir Putinit në raundin e fundit të sanksioneve, sepse ata besojnë se presidenti rus mund të fshehë disa nga pasuritë e tij me to, sipas zyrtarit të lartë të administratës.
Pa dhënë detaje se cila nga pasuritë e Putinit mund të fshihej me Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, zyrtari tha se kjo praktikë ishte e zakonshme në mesin e elitës ruse, transmeton rtv21.tv.
“Ne kemi arsye të besojmë se Putini dhe shumë nga miqtë e tij dhe oligarkët fshehin pasurinë e tyre, fshehin pasuritë e tyre, me anëtarët e familjes, që kanë vendosur pasuritë e tyre dhe pasurinë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, por edhe në shumë pjesë të tjera të botës. Kjo është arsyeja pse koordinimi, përpjekjet e koordinuara për të ngrirë pasuritë e tyre dhe për të sekuestruar mallrat e tyre fizike luksoze – makinat e tyre, jahtet e tyre, shtëpitë e tyre, etj – prandaj është kaq e rëndësishme që të veprojmë së bashku”, tha zyrtari.
Ai tha se besojnë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura me anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse po i synojnë ata./21Media

Back to top button