Rusia mbyll 15 zyra të të drejtave të njeriut

Rusia po mbyll zyrat e 15-të OJQ-ve perëndimore, duke përfshirë dy organizatat kryesore të të drejtave, Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Ministria ruse e Drejtësisë tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes së ligjeve ruse, pa dhënë detaje.

Drejtoresha e Amnesty International, Agnes Callamard tha se ishte e fundit në një listë të gjatë organizatash që dënoheshin për thënien e të vërtetës autoriteteve ruse.

Ajo tha se Amnesty do të dyfishojë përpjekjet për të ekspozuar atë që ajo e përshkroi si “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit”.

“Autoritetet gabohen thellësisht nëse besojnë se duke mbyllur zyrën tonë në Moskë do të ndalojnë punën tonë për dokumentimin dhe ekspozimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Rusia ka forcuar ligjin e saj për median pasi ka nisur luftën në Ukrainë, duke futur një ligj të ri që kërcënon të burgosë këdo që Rusia mendon se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura, shkruan BBC./21Media

Back to top button