Putin: Forcat ruse po veprojnë me guxim dhe efikasitet
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se forcat e tij që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve Tass.
Ai shtoi se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e saj do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike. Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas”, ka thënë Putin./21Media