Kosova ndalon eksportimin e produkteve themelore agroushqimore
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të produkteve themelore agroushqimore.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar tregun global. Ajo njoftoi se cilat produkte ushqimore do të ndalohen të eksportohen
“Drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa”, tha ajo.
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe pakon mbështetëse prej 100 milionë euro për qytetarët, të cilat u bënë të ditura dje nga kryeministri Kurti si dhe miratoi projektligjin për rritjen e pagës minimale./21Media