Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjen 50 hektarë mal në Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 50 hektarë mal janë djegur mbrëmë në Godanc të Drenasit.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk kanë pasur mundësi të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore.
“Është raportuar se rreth pesëdhjetë (50) hektarë mal janë duke u djegur. Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk mund të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button