Regjistrohen 96 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 96 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 688 testime të kryera.
Rastet e reja janë nga Shkupi 55, Manastiri – 17, Shtipi – 4, Prilepi dhe Kavadari – nga 3, Velesi, Gostivari dhe Strumica – nga 2, Kumanova, Tetova, Ohri, Kërçova, Negotina, Resnja, Radovishi dhe Berova – nga 1. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (96), janë regjistruar 14 riinfeksione.
Gjatë 24 orëve të kaluara, nuk janë regjistruar persona të vdekur. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë plotësuese është regjistruar një person i vdekur nga Ohri në moshën 85 vjeçare. Personi i regjistruar ka ndërruar jetë më 4 prill në shtëpi. Te personi i vdekur është regjistruar komorbiditet, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa janë shëruar 177 persona. Në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 30 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button