Haaland ka mbyllur marrëveshjen me Manchester Cityn?
Haaland ka shënuar 25 gola dhe nëntë asistime nga 26 paraqitje me fanellën e Dortmundit këtë sezon.
Shefi i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka mohuar në mënyrë të prerë raportet që pretendojnë se Manchester City ka një marrëveshje për të nënshkruar me Erling Braut Haaland.
Skuadra e Pep Guardiolas konsiderohet si një nga favoritët për të siguruar nënshkrimin e Haaland, megjithëse pritet të përballet me konkurrencë nga Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Kur u pyet nëse ndonjë klub kishte shprehur tashmë një interes për të paguar klauzolën e lirimit të Haaland, Kehl u përgjigj prerazi duke thënë “Jo”./21Media