Shkon në 7 numri i viktimave në Lviv, “Ukraina tani po mbron botën”

Numri i të vdekurve në sulmet e së hënës në Lviv është rritur në shtatë, tha kreu i Administratës Ushtarake të Lviv, Maksym Kozytsky në një konferencë për media.
Ai thotë se janë hedhur katër raketa, tre prej tyre kanë goditur magazina dhe një tjetër ka goditur një garazh, i cili siguronte mirëmbajtjen e makinave.

Kozytsky thotë gjithashtu se sipas informacioneve paraprake, raketat janë lëshuar nga avionët nga drejtimi i Detit Kaspik, përcjell rtv21.tv

Kryebashkiaku i Lviv-t, Andriy Sadovyi, akuzon sërish Rusinë për kryerjen e gjenocidit ndaj ukrainasve.

“Nuk ka asgjë të shenjtë për ta”, thotë ai në konferencën e përbashkët me Kozytsky.

“Armiku dëshiron të na shkatërrojë si komb. Ne kemi vetëm një opsion – të luftojmë”, shtoi Sadovyi.

Ai thotë gjithashtu se Ukraina tani po mbron botën./21Media

Back to top button