Kaloni te përmbajtja kryesore

Nagavci reagon pas marshit të nxënësve

Pas marshit të nxënësve përmes së cilit kërkuan cilësi në arsim, reagoi Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo e konsideroi shqetësimin e nxënësve si legjitim por sipas saj duhet kohë dhe durim për përmisimin e gjendjes.
Ndërsa përmendi aktivitetet e kësaj ministrie.
“Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër. Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim, me shkolla që ofrojnë ambiente miqësore, mësimdhënie cilësore e kreative, infrastrukturë të kompletuar e mundësi të barabarta.”, tha ndër tjerash Nagavci.
Sot nxënësit e Kosovës organizuan marshin “S’po shkohet në shkollë” i cili u mbajt në 29 qytete të Kosovës, Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) kërkojnë vëmendje në arsim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button