Nis marshi “S’po shkohet në shkollë”, nxënësit kërkojnë cilësi

Marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë” ka nisur në Prishtinë. Nxënësit po kërkojnë cilësi më të mira në arsim.
Në duar po mbajnë pankartat në të cilat shkruhet: “Mos ma ceno dijen”, Cilësi në arsim”, “Mos ma ceno dijen”, “Ku janë psikologët”, “S’kom ardh me më gjyku, por me mësu” e të tjera.
Ky marsh është duke u mbajtur në 29 qytete të Kosovës, ndërsa Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) përmes kësaj po kërkojnë vëmendje në arsim.
“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button