Kaloni te përmbajtja kryesore

Largohen dy lëmoshë kërkues nga rrugët

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka vazhduar aksionin për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni, Policia ka ndaluar dy persona, një shtetas të Kosovës dhe një shtetase të Shqipërisë.
E ndaluara e parë G.GJ është hasur duke kërkuar lëmoshë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren. Ndërsa i ndaluari tjetër B.A., është hasur duke kërkuar lëmoshë në rrugën ”Adem Jashari ” në Prizren.
Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku edhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.
Në bashkëpunim me DMH Drejtoria e Policisë Kufitare-Regjioni i Perëndimit/Gjakovë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.
Ndryshe, Policia e Kosovës për rtv21.tv ka bërë të ditur muaj më parë se janë identifikuar rreth 432 kërkues lëmoshe për një vjet e gjysmë. Krahasuar me të kaluarën, Policia ka thënë se tani ka më shumë persona që kërkojnë lëmoshë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button