Kupa e Italisë, Interi e mposhti Milanin, kaloi në finale

Ka përfunduar derbi mes kampionit italian, Inter dhe skuadrës së Milanit, ku tani është mësuar finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Interi ka shënuar fitore bindëse kundër Milanit, duke e mposhtur në “Giuseppe Meazza” me rezultat 3:0.
Fillimisht ka qenë sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili e ka zhbllokuar rezultatin i pari në këtë ndeshje,me ç’rast ka kaluar skuadrën e Inzaghit në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 4’.
Ylli argjentinas ka vazhduar me paraqitje të bukur, me ç’rast ka shënuar edhe golin e dytë për Interin dhe atë të dytë personal në minutën e 40’ të ndeshjes.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të vulosjes së fitores për “Nerazzurët” e ka shënuar mbrojtësi i krahut Robin Gosens, i cili ka shënuar në minutën e 82’ për rezultatin final 3:0.
Pasi që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, pas fitores së sotme, Interi e ka eliminuar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 3:0, ku tani vazhdon në finale dhe do ta presë fituesin e ndeshjes mes Juventusit e Fiorentinas.
Rezultati final i ndeshjes është 3:0 në favor të Interit.

Back to top button