Ukraina ka marrë avionë shtesë nga aleatët 

Aleatët e Ukrainës i kanë ofruar Kievit avionë ushtarakë dhe pjesë avionësh shtesë për të rritur madhësinë e flotës së tyre dhe për të riparuar të tjerët në arsenalin e Ukrainës që u dëmtuan, tha të martën Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Ata kanë marrë avionë shtesë dhe pjesë avioni për t’i ndihmuar ata të marrin më shumë avionë në ajër,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se Uashingtoni nuk i kishte ofruar avionë Kievit, transmeton rtv21.tv

Më herët, presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi një video-telefonatë me liderët perëndimorë për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Ata u zotuan të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër ofensivës së përtërirë ruse në lindje./21Media

Back to top button