Situata në Mariupol mbetet e vështirë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sonte tha se “situata në Mariupol mbetet sa më e vështirë pa asnjë ndryshim”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe shtoi se forcat ruse kanë bllokuar përpjekjet për të organizuar korridore humanitare për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti i rrethuar.
Ai gjithashtu tha se “fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit, të cilët më herët janë zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Rusia, nuk dihet”.
Zelensky pretendon se “intensiteti i zjarrit nga trupat ruse në drejtimin Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipro është rritur ndjeshëm” dhe akuzoi Rusinë për shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe civilëve.
“Kjo është një poshtërsi e tillë, e cila me breza do ta shënojë shtetin rus si një burim të së keqes absolute”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?