Sipas Kurtit çdo ditë është ditë e tokës
Kryeministri, Albin Kurti sot me rastin e Ditës së Tokës ka thënë se çdo ditë është ditë e tokës.
Kurti me rastin e kësaj dite ka theksuar se kanë vendosur të investojnë në komuna duke lansuar Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. Sepse sipas tij janë Komunat ato mbi të cilat bie barra për të ndryshuar mënyrën se si udhëtojnë, prodhojnë e konsumojnë.
”Ne tani jemi zotuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe që të arrijmë rezultate konkrete do të bashkërendojmë dhe harmonizojmë qëllimet dhe politikat në të gjitha nivelet. Përmes Kartës synojmë t’i prijmë tranzicionit të gjelbër duke dedikuar mbështetje financiare e profesionale për qeveritë lokale me përfshirje edhe të organizatave joqeveritare lokale e ndërkombëtare”, ka thënë Kurti./21Media