Zelensky: Asgjë nuk e mposhtë Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Pashkët ortodokse.
Ai bëri një krahasim midis vuajtjeve të shkaktuara nga Covid-19 dhe betejave të luftës.
“Vitin e kaluar e festuam Pashkën në shtëpi për shkak të pandemisë. Edhe këtë vit nuk festojmë si dikur për shkak të një virusi tjetër. Për shkak të murtajës së quajtur luftë. Kërcënimi i vitit të kaluar dhe ai i këtij viti janë të bashkuar nga e njëjta gjë: asgjë nuk mund ta mposhtë Ukrainën”, është shprehur Zelensky.
Video e tij u filmua në Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, për të cilën Zelensky tha se i kishte rezistuar pushtimit nazist të vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media