Rusia ka marrë kontrollin e qytetit ukrainas, Kremina

Qyteti i Kreminës thuhet se ka rënë, sipas përditësimit të fundit ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë këtë mëngjes se forcat ruse do të përpiqen të rrethojnë pozicionet në lindje të Ukrainës.
“Qyteti i Kreminës thuhet se ka rënë dhe luftime të ashpra raportohet në jug të Izium, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja.Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në Zaporizhzhia në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button