Ja pse Milani është teknikisht tri pikë para Interit
Milani është tani kryesuesi i Serisë A me dy pikë epërsi, megjithëse teknikisht është tri pikë, pasi ka bilanc pozitiv në ndeshjet direkte me Interin.
Kjo do të thotë se kuqezinjtë kanë fatin në duart e tyre, por edhe atë që në letër është një garë më e vështirë.
Një fitore në Bologna do ta dërgonte Interin një pikë në krye të tabelës, por ndeshja e javës së 20-të e shtyrë nga 6 janari për shkak të një shpërthimi të COVID-19 në kampin Rossoblu nuk shkoi ashtu siç prisnin në “Stadio Dall’Ara” pasi që skuadra e Inzaghit u mposht me rezultat 2-1.
Milani ka tani dy pikë më shumë në krye të tabelës, por avantazhi i tyre teknikisht është tri pikë. Kjo për shkak se ata morën një barazim dhe një fitore gjatë rrjedhës së sezonit.
Prandaj, nëse Milani fiton tri ndeshje dhe barazon një nga katër ndeshjet e mbetura, Scudetto është e tyre.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?