Donfried sot mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën

Pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, Zëvendës sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane, Karen Donfried dhe vartësi i saj, Gabriel Escobar do të vizitojnë sot Tiranën.
Diplomatët do të takohen me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Mediat shqiptare raportojnë se biseda do të zhvillohet lidhur me krizën në Ukrainë dhe integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button