Spitali përgënjeshtron lajmin për vdekjen e Raiolas
Lajmi për vdekjen e Mino Raiolas është përgënjeshtruar nga spitali ku ai po trajtohet dhe rrethi i ngushtë i agjentit të njohur të futbollit.
Lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali San Raffaelle në Milano, aty ku Raiola po qëndron nga janari.
“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo për ANSA.
Lajmi është përgënjeshtruar edhe nga rrethi i ngushtë i agjentit.
“Janë thashetheme të rreme. Ai Mino Raiola nuk ka vdekur…”, ka shkruar Daniella Matar me burime nga agjencia e Mino Raiolas./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?