Një i vdekur e një i plagosur nga të shtënat me armë në Klinë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin “Volljakë” të Klinës.
Rastin për rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka njoftuar Gashi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti./21Media

Back to top button