Haziri: Është obligim i yni që të ndajmë paqe e respekt mes njëri-tjetrit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe kryetari i Degës, Lutfi Haziri, urojnë gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit, Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Evropë, Amerikë e në botë, i nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë, Ju urojmë nga zemra festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfërit dhe gjithë ata që sfidohen në jetë. Është obligim i yni që gjatë dhe pas këtij muaji të ndajmë paqe e respekt mes njëri-tjetrit. Të sigurohemi që t’i mundësojmë çdo familje softa të mbushura e mundësi të barabarta për të gjithë. Kësaj here për fat të mirë po festojmë bashkë e pa kufizime, e ne duke qenë me zemër tek të gjithë ju, ju urojmë më të mirat për familjet e juaja!”, thuhet në urimin e Hazirit./21Media

Back to top button