Aksident në Pejë, njëra veturë drejtohej nga një i mitur

 
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në fshatin Qallapek në Pejë. Siç njofton policia aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, ku njëri automjet drejtohej nga një i mitur kosovar.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Njëri nga viktimat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button